“Jemi të fundit edhe për të ardhurat për frymë”, Erisa Xhixho: Shqiptarët paguhen më pak se serbët dhe boshnjakët!

Shqipëria

“Jemi të fundit edhe për të ardhurat për frymë”, Erisa Xhixho: Shqiptarët paguhen më pak se serbët dhe boshnjakët!

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:12
Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka deklaruar se referuar të dhënave të Eurostat, qytetarët shqiptarë paguhen më pak se qytetarët serbë dhe ata boshnjakë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se shqiptarët janë të fundit edhe për të ardhurat për frymë, të cilat janë në 36% e mesatares së Bashkimit Europian.

“Paradoksalisht, kemi çmimet më të shtrenjta në raport me mesataren e BE-së, sa 58% e mesatares europiane.

Shqiptarët paguhen pak dhe detyrohen të paguajnë shumë. Rritja ekonomike që propagandon qeveria nuk përkthehet në mirëqenie për shqiptarët”, shkruan Xhixho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat