“Inteligjenca artificiale dhe kriptomonedhat, pjesë e së ardhmes sonë”, Berisha: Shqipëria madhështore, epiqendër e teknologjive të avancuara

Shqipëria

“Inteligjenca artificiale dhe kriptomonedhat, pjesë e së ardhmes sonë”, Berisha: Shqipëria madhështore, epiqendër e teknologjive të avancuara

Më: 5 mars 2025 Në ora: 13:58
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka shpalosur vizionin e tij për një Shqipëri të orientuar drejt teknologjisë së avancuar.

“Shqipëria madhështore nënkupton projekte të mëdha, si shndërrimin e vendit në një epiqendër të teknologjive më të larta. Data center-at, interneti 3, blockchain, Bitcoin, kriptomonedha dhe inteligjenca artificiale do të jenë pjesë e së ardhmes sonë,” u shpreh Berisha.

Ai rikujtoi angazhimin e tij për digjitalizimin e Shqipërisë në vitin 2005, duke theksuar se atëherë pati skepticizëm, por në vitin 2013, penetrimi i internetit arriti në 63%.

“Disa herë më madhështore do të jetë Shqipëria e viteve që vijnë,” tha ai, duke shtuar se shqiptarët kanë dëshmuar aftësinë për të arritur gjëra të mëdha, si anëtarësimi në NATO.

“Shqipëria madhështore nënkupton projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në një epiqendër të teknologjive më të larta e të avancuara. Data centrat, internetit 3, blockchain, Bitcoin, kriptomonedha, inteligjenca artificiale. Në fund të vitit 2005 deklarova se do sjellim Shqipërinë në botën digjitale. Reagimi ishte përqeshje e nënqeshje. E vërteta është se në vitin 2013 Shqipëria arriti një penetrim interneti 63%. Disa herë më madhështore do të jetë Shqipëria e viteve që vijnë se ajo që unë citova. Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të arrijnë gjëra madhështore dhe këtë e kanë faktuar. Kush mendonte se vendi më i izoluar i planetit do bëhej anëtar i NATO-s? Ajo u bë realitet”, u shpreh Berisha mes të tjerash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat