Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në pikën kufitare të Morinës 30-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge

Shqipëria

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në pikën kufitare të Morinës 30-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi O. K., 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat