Merr flakë nënstacioni elektrik “Traktora” në Tiranë, stakohet energjia! Spitalet po furnizohen nga linjat alternative

Shqipëria

Merr flakë nënstacioni elektrik “Traktora” në Tiranë, stakohet energjia! Spitalet po furnizohen nga linjat alternative

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënstacioni “Traktora” në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Sipas OSHE, për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat