Operacioni “Catch”, vihen në pranga tre të rinj në Tiranë, të dënuar me burg nga Gjykata

Shqipëria

Operacioni “Catch”, vihen në pranga tre të rinj në Tiranë, të dënuar me burg nga Gjykata

Më: 5 mars 2025 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Catch”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Ç., 27 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. B., 30 vjeç. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 10 muaj burgim, nga dënimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 43 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat