Shoferi përplas 17-vjeçaren me makinë në Shkodër, largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Shoferi përplas 17-vjeçaren me makinë në Shkodër, largohet nga vendngjarja

Më: 5 mars 2025 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar.

E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat