Fermeri i rosave! Rikthehet në Shqipëri pas 35 vitesh në emigrim: Doja qetësinë

Shqipëria

Fermeri i rosave! Rikthehet në Shqipëri pas 35 vitesh në emigrim: Doja qetësinë

Më: 5 mars 2025 Në ora: 15:49
Ardjan Bakiu

Dikur ishte pronar i tre lokaleve dhe një diskoteke në Torino të Italisë, ndërsa sot merret me punët e fshatit në fshatin Mizë të Divjakës.

6 vite më parë Ardjan Bakiu u kthye nga emigrimi për të ndërtuar një fermë.

“Kam qenë në emigrim për 35 vite, erdha pashë këtë liqenin dhe u dashurove dhe vendosa të merresha më mbarështimin e peshkut dhe të rosave. Dëgjova kryeministrin Rama, u ktheva por se mendoja që do të vija ndonjëherë këtu. E dua shumë këtë punë dhe nuk e krahasoj dot me jetën që bëja në Torinë në diskoteka nga zhurma në qetësi”, tha Ardjan Bakiu, fermer.

Ardjani emigroi në vitin 1990 dhe thotë se vështirësitë qenë të mëdha ku nuk munguan dhe netët që fjeti rrugëve. Por pas durimit vjen fitimi.

“Ika si gjithë shqiptarët pa punë rrija rrugëve në fillim puna e parë qe tepër e rëndonte therja kuaj, më pas shisja në markat më pas u mora me transport, lokale e tani i shita ato për tu marrë më fshatin”, shtoi fermeri.

Ëndrra e Ardjanit nuk përfundon këtu ai dëshiron të ngrejë një agroturizëm por për këtë kanë nevojë për përkrahje dhe një rrugë që të sjell turistin deri tek liqeni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat