Ministri Taulant Balla ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për pensionet në Senatin italian me 129 vota.
Balla shprehet se falë kësaj marrëveshjeje përfitojnë 200 mijë emigrantë shqiptarë.
“Me të gjitha votat PRO Senati i Parlamentit Italian ratifikoi finalizimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane në fushën e Sigurimeve Shoqërore/Pensionet.
Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Itali, por edhe familjarët e tyre kudondodhur, sepse me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të gjithë ata (450.000-500.000 shqiptare) që kanë shumë vite që jetojnë, sakrifikojnë, punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomik të Italisë, (nga ’90 e këtej) por edhe të atyre shtetasve italianë që kanë kontribuar e punojnë në Shqipëri, do të kenë më në fund mundësi të gëzojnë dhe përfitojnë sigurimet shoqërore/pensionet. Me firmosjen nga Presidenti Mattarella Marrëveshja hyn në fuqi”, shprehjet ai.