Pas vetëdorëzimit në polici, ekzekutohet masa e arrestit me burg për avokatin Radovan Çela

Shqipëria

Pas vetëdorëzimit në polici, ekzekutohet masa e arrestit me burg për avokatin Radovan Çela

Më: 5 mars 2025 Në ora: 18:31
Ilustrim

Pas vetëdorëzimit në polici të avokatit Radovan Çela është ekzekutuar edhe vendimi i GJKKO që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Çela dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin në kërkim R. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat