Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas motorin, plagoset 1 person

Shqipëria

Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas motorin, plagoset 1 person

Më: 5 mars 2025 Në ora: 21:54
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi.

Automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë, për pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.

Sipas infromacionëve të ardhura nga policia 63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia njofton se drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat