Projekti i Tragjasit, Rama i përgjigjet pyetjeve në ‘Sy m’sy’: Studim i mirëfilltë hidrologjik, i kam kërkuar drejtorit të bëjë…

Shqipëria

Projekti i Tragjasit, Rama i përgjigjet pyetjeve në ‘Sy m’sy’: Studim i mirëfilltë hidrologjik, i kam kërkuar drejtorit të bëjë…

Më: 6 mars 2025 Në ora: 09:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy” në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve për një projekt të ndërtimit të ujësjellësit që nisi në zonën e Tragjasit.

Rama: Projekti i Tragjasit është Studim i mirëfilltë hidrologjik. Nuk ka asnjë kërcënim për banorët. I kam kërkuar drejtorit të bëjë një shpjegim shterues. Investimi i shërben vetë zonës. Duke dëgjuar ekspertët dhe duke bazuar të vullneti i mirë të transformimi i gjithë qarkut të Vlorë do të realizohet projekti dhe të gjithë do të jenë të lehtësuar nga çdo lloj frike.

Ujësjellës për të pirë ujë, si mundet që një ujësjellës për të pirë ujë të thajë dynjanë. Projektet nuk mund të bllokohen, investimet nuk mund të bllokohen.

Policia nuk është shfaqur aty se papritur e pakujtuar u kujtua një fadromë të vijë, por se ka muaj të tërë që bëhet përpjekje për t’u sqaruar. Si do bëhet kjo, do merret peng me dhunë, një investim që në radhë të parë i shërben vetë zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat