Në 12 mars afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ! Rama pritet të mbledhë kabinetin dhe kryesinë e PS në një takim informal

Shqipëria

Në 12 mars afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ! Rama pritet të mbledhë kabinetin dhe kryesinë e PS në një takim informal

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë, kryeministri Edi Rama pritet  të mbledhë nesër kabinetin qeveritar dhe kryesinë e grupit të PS.

Selia e Partise Socialiste ne Tirane

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për News 24 se takimi do të jetë informal, ndërsa bën me dije se në mbledhje socialistët do të diskutojnë për projektet në zhvillim si edhe do të bëjnë një analizë të punës të bërë nga kabinetit.

Takim 2 ditor përkon me afrimin e datës 12 mars, afat për depozitimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputet.

Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë në qarqe, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku do të dalin edhe listat përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat