"Ishe shpirti më i bukur në botë"/ I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit i bën dedikimin e ndjerë

Shqipëria

"Ishe shpirti më i bukur në botë"/ I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit i bën dedikimin e ndjerë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 11:47
Kolë Manaj dhe Anila Ndoka

Më 18 shkurt qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndoka, dhe më pas vrau veten.

34-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, e shtruar në spital. Motra e autorit, Mira Manaj, ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shkruan fjalë të ndjera për vëllain e ndjerë.

Anila Ndoka la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

“Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër. Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj. Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj, teksa e shoqëron me një këngë të trishtë në sfond.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat