Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar serish nga qelia për dosjen e SPAK në ngarkim të tij.
Veliaj e cilësoi si absurd justifikimin e gjykatës për ta lënë në paraburgim, duke thënë se nuk përbën as rrezikshmëri shoqërore, as ka tentuar të largohet nga vendi apo të ndikojë në provat e hetimit. Në postimin e tij, Veliaj akuzon hetuesit për metoda të padrejta, duke përmendur një episod ku e bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u thirr me një mesazh në WhatsApp për t’u paraqitur në SPAK gjatë pushimeve të fundvitit.
Ai ironizon faktin që një zyrtar i SPAK ka pretenduar se është ndjerë “i intimiduar” nga një mesazh i tij, ndërsa në të njëjtën kohë, ai ka vijuar punën në Bashkinë e Tiranës pa asnjë pengesë.
Postimi i plotë:
“Shteti me Uacap”
Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!
Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik.
“Pendohu qen!”/ Veliaj akuza të forta ndaj djalit të ish-kryeminisrit Berisha: Po Zeni që poqi të gjallë 26 veta…
Ju tregova 3 shtyllat patetike për burgosjen time: As kam ikur nga Shqipëria. As kam prishur prova. As përbëj rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Argumenti i fundit, por edhe më i dëshpëruari i Ols Dados është tekstualisht ky, shkruar nga dështaku violinist dora vetë (fq 277): “Sjellja e shtetasit Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë personalitetin e këtij të fundit”.
Në fq 361 “copy&paste” këtë e rithotë edhe Erjoni tjetër, kasapi Bani, për të arsyetuar lënien time në burg pa akuzë zyrtare. Se që ta dini ju, copy&paste është e gjithë dosja: ça shkruan prokurori, e noterizon gjykatësi, pa marrë as mundimin ta perifrazojë dhe këta të dy i lidh edhe literalisht Partia Demokratike.
Po sa turp ama, për jurisprudencën!
Lejomëni ta zbërthej pak këtë arsyetim sigurimsash: Në datën 28 dhjetor udhëtoj për takim me Bankën Botërore në Uashington. Në nisje të avionit, më merr bashkëshortja, e shqetësuar se njëfarë Samet Gurguri, emër i panjohur me numër të panjohur, e kishte ftuar të kthehej edhe një herë në SPAK, ku kishte qenë më parë për 9h e 30 min deri në kufijtë e ezaurimit fizik e mendor, përballë fustanxhiut Ols Dado.
“Çfarë provash do prish unë, edhe telefonat e mi i ka Olsi”/ Veliaj reagon nga burgu: Boll u bëtë qesharakë!
Në gjendje të rënduar psikologjike, nën mjekim dhe mes lotësh, e vetme me djalin, më thotë se është totalisht e panikosur, që ditë të shtunë, një ditë pushimi në vigjilje të Vitit të Ri, e gjendur edhe në mes të një sulmi histerik hienash të gjirizave politikë e mediatikë, i thuhet me një sms nga një i panjohur hajde sërish në SPAK!
Po unë? Besoj bëra atë që do të bënte çdo burrë, i rashë telefonit të numrit anonim për të kuptuar se cili nëpunës shteti komunikon me Whatsap të shtunën në sabah me një grua, nënë, në prag të Vitit të Ri? Numri nuk u përgjigj.
Teksa avioni bëhej gati për nisje, duke qenë se u bë e përsëritur, që sapo largohesha nga jashtë vendit, Olsi i sulej familjes sime, i shkruaj me sms këtij Sametit “është ditë e shtunë – sabat, shabat – edhe Perëndia pushoi të shtunën” dhe i kujtoj se është “turp kjo përndjekje e përsëritur e sime shoqeje sapo unë largohem nga vendi, e i them thuaji Ols Dados boll e molestove gruan time”.
Tekstin e plotë e ka Ols Kafka, autori i këtij Procesi absurd, rrëmbyesi i telefonave tanë, që helbete kur s’ka asnjë provë rrëmon si ata perversët në telefona e vrima çelsi.
“Prokurori me fantazi te shfrenuar”/ Veliaj SHPËRTHEN sërish nga qelia: Më faturoi si korrupsion lejen për ndërtimin e një banese 1 katëshe… (VIDEO)
Pas këtij teksti “të rëndë” rezulton se Samet Gurguri është “intimiduar” dhe i ka kërkuar Olsit të shtojë akuzat e të përligjë burgimin tim (ose Olsi është intimiduar dhe i ka kërkuar adashit tim kasap të më mbyllë brenda se largqoftë hakmerrem me të – kushedi si e ka imagjinuar Olsi hakmarrjen time fatale!).
Po nëse na qenka “intimiduar” kaq shumë, si qenka e mundur që Gurgurit i hapëm derën edhe në 31 Dhjetor, ku erdhi në Bashkinë e Tiranës dhe këqyri dokumente, pa pyetur për rregullat e hyrje-daljeve në një institucion shtetëror, u ul edhe në kompjuterat e stafit dhe kërkoi lloj-lloj informacioni, të cilin e mori një më një? Madje, nga “intimidimi i madh” që i bëra unë, Erioni, me një sms normale,
Sameti në 31 Dhjetor qëndroi në Bashki deri në orën 18.00 të pasdites, edhe pse dihet se në ditën e fundit të vitit zonjat e çdo institucioni lihen të lira pak më herët se orari zyrtar për t’u marrë me përgatitjen e darkës së Vitit të Ri. Por, jo! Sameti na ishte kail të qëndronte në Bashkinë e Tiranës edhe për ndërrimin e viteve dhe ne ishim të gatshëm që ta mbanim aty sa të kishte qejf. E nuk besoj se Sameti ta ketë parë këtë lloj respekti as nga koleget e tij në godinën e SPAK.
Ah, i bëra edhe një kërkim në Google këtij Sametit e më doli një specialist në Spital të Fierit, aktivist i Partisë Demokratike, dega Libofshë, dhe komentues i rregullt kundër partizanëve, antifashistëve dhe komunistëve gjakatarë. Unë jam shumë i lumtur që PD-ja ka degë në Libofshë, pluralizmi në çdo cep të Shqipërisë është shenjë e një demokracie aktive. Jam gjithashtu i ngazëllyer që aktivistë si Sameti i japin Partisë së Kënetës kohën, energjinë dhe statuset e tyre – gjaku i ri për kërma si Saliu është jetik për mbijetesën e kufomës së tij politike.
Por, si zyrtar shtetëror, Sameti duhet të çojë një fletë-thirrje, me letër e me vulë, siç ia çon çdo vrasësi – e siç do duhet t’ia çonte edhe plasësit Shkëlzen apo vrasësit Sali. Nuk besoj se Sameti atyre u shkruan “o Sali” ose “o Zeno”, siç më thotë mua “o Erion”. Dhe nuk besoj jo e jo, se e zgjon Arminën apo Lirinë të shtunave në mëngjes, pasi i ka mbajtur nga 9h më parë (s’di t’i ketë thirrur ndonjëherë megjithëse për fondacione jotransparente dhe mbathje transparente janë nona), për t’u thënë “ejani edhe i her knej nga SPAK-u”.
Saliu me siguri do e kish djegur të gjallë Sametin në turrën e druve poshtë ballkonit, para se t’i çonte selam me ndonjë dru mbas koke teksa i intimiduari im ishte rrugës për Libofshë. Kurse unë bëra atë që do të bënte çdo burrë e prind normal, për t’i kërkuar të mos i ngacmonte familjen në mungesë, e të mos i dhunonte gruan ditën e pushimit zyrtar para Vitit të Ri!
Por, Sameti ishte një Sali i vogël në atë rrethin e dadove të Saliut të madh, që edhe pse paguhen më shumë se Presidenti i Republikës e kanë katandisur “shtetin me Uacap”.
Përqafime me mall!