“I uroj shërim të plotë nëse është operuar”, Berisha: Nëse Engjëll Agaçi ka bërë të sëmurin imagjinar, është i pashpresë!

Shqipëria

“I uroj shërim të plotë nëse është operuar”, Berisha: Nëse Engjëll Agaçi ka bërë të sëmurin imagjinar, është i pashpresë!

Më: 6 mars 2025 Në ora: 12:45
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për daljen e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi krah kryeministrit Edi Rama pas akuzave se ai ishte arratisur.

Berisha u shpreh se në rast se Agaçi ka qenë jashtë vendit për t’u operuar atëherë ai i uron atij shërim të plotë.

Megjithatë, Berisha theksoi se nëse Agaçi, për llogari të vetes dhe Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar “ai është i pashpresë”.

“Komenti im është ky. Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë.

Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë. Kaq i them”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat