Hetimet për zjarrin në incenerator/ Elbasan, prokuroria po heton edhe shoqërinë ‘Eco Alb’

Shqipëria

Hetimet për zjarrin në incenerator/ Elbasan, prokuroria po heton edhe shoqërinë ‘Eco Alb’

Më: 6 mars 2025 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Zjarri i rënë në korrik të vitit 2023 në inceneratorin e Elbasanit po hetohet nga prokuroria e këtij qyteti.

Burime zyrtare sqarojnë për abc neës se organi I akuzës ka regjistruar dosjen penale fillimisht për veprat shkatërrim I pronës me zjarr dhe ndotje e ajrit.

Por prokurori i çështjes, Xhelian Seferi ka zgjeruar hetimet më tej.

Shoqëria ‘Eco Alb’ akuzohet për vepren penale të shpërdorimit të detyrës në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria e qytetit të Elbasanit.

Organi i akuzës po heton shkaqet e zjarrit të rënë në incinerator, impaktin e jashtëzakonshëm që këto flakë patën në mjedis, por edhe shoqërinë eco alb për shpërdorim detyre.

Inceneratori i Elbasanit prej vitit 2022 nuk punon por pagesat janë bërë. Në mbledhjen e datës 4 mars bashkia e Elbasanit kërkoi miratimin e kontratës për bashkëpunimin me shoqërinë Eco Alb, por që u rrëzua nga antarët e këshillit bashkiak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat