Shtyhet për më datë 13 mars vijimi i seancës paraprake për shqyrtimin e akuzave penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltazi dhe të pandehurve të tjerë
Të pandehurit akuzohen lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv partizani dhe gjykata në seancë paraprake do të vendosë nëse do ta kalojë ose jo dosjen për gjykim në themel.
Berisha akuzohet për korrupsion kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij për korrupsion e pastrim parash.