Mbyllja e TikTok në Shqipëri, Kikia: Duhen ndaluar edhe Facebook e Instagram, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Shqipëria

Mbyllja e TikTok në Shqipëri, Kikia: Duhen ndaluar edhe Facebook e Instagram, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Më: 6 mars 2025 Në ora: 15:04
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke dhënë një këndvështrim kritik mbi këtë masë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në News24, Kikia u shpreh se parimisht është dakord me ndalimin e TikTok, por shtoi se në të njëjtën logjikë, duhet të mbyllen edhe rrjete të tjera sociale si Facebook dhe Instagram, pasi përmbajtjet e dhunshme nuk janë ekskluzivitet i një platforme të vetme.

“Kam parë video këto ditë ku disa vajza në Vlorë janë dhunuar, dhe këto pamje nxisin dhunën. Edhe shumë televizione transmetojnë përmbajtje me impakt negativ,” tha ai.

Megjithatë, Kikia theksoi se një veprim i tillë është i pamundur dhe se kthimi pas në kohë nuk është zgjidhja. “Nuk mund të kthejmë Shqipërinë 30 vite mbrapa,” përfundoi ai.

“Edhe shumë televizione transmetojnë pamje me impakt shumë negativ. Por a është e mundur të ndodhë ky apokalips komunikimi? Jo. Nuk mund të kthejmë Shqipërinë 30 vite mbrapa”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat