Mbyllja e TikTok pas tragjedisë në Tiranë, gazetari zbulon mesazhet e babait të 14-vjeçarit që u vra: Djali nuk e përdorte platformën, Snapchat-in…

Shqipëria

Mbyllja e TikTok pas tragjedisë në Tiranë, gazetari zbulon mesazhet e babait të 14-vjeçarit që u vra: Djali nuk e përdorte platformën, Snapchat-in…

Më: 6 mars 2025 Në ora: 15:24
Gazetari Osman Stafa

Gazetari Osman Stafa ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri, duke theksuar se ky veprim nuk adreson problemin kryesor që çoi në vendimin përkatës.

Në një intervistë në News24, Stafa iu referua ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, duke cituar fjalët e babait të tij, i cili i ka thënë se djali i tij nuk ishte përdorues i TikTok.

“Babai i Martin Canit më shkruan tani dhe më thotë se djali i tij nuk kishte TikTok. Edhe për Snapchat-in më thotë se nuk ka pasur informacion se ka qenë përdorues i këtij aplikacioni”, tregoi ai.

“Pra si ka mundësi që mbyllet TikTok dhe jo Snapchat?” pyeti ai, duke theksuar se me këtë masë, Shqipëria rreshtohet në një listë me vende si Irani dhe Afganistani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat