Samiti i BE në Tiranë më 16 maj, Rama: Duhet stabilitet me Brukselin, çdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte lëkundje…

Shqipëria

Samiti i BE në Tiranë më 16 maj, Rama: Duhet stabilitet me Brukselin, çdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte lëkundje…

Më: 6 mars 2025 Në ora: 17:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e PS ka deklaruar se më 16 maj në Tiranë do të mbahet Samiti i BE për sigurinë. Rama tha se në kushtet aktuale në të cilën ndodhet Evropa, me ndryshimet në administratën e SHBA-ve, me fitoren e Donald Trump, në krye të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka ardhur akoma koha që raporti i Shqipërisë me Bashkimin Evrpopian  të jetë i pavarur, pavarësisht kush vjen në qeveri pas 11 majit.

Bashkimi Evropian është i rëndësishëm dhe për ekzistencën e sigurinë, dhe përpjekja që po në Tiranë në 16 maj mblidhen vendet e BE. Qasje komplet e re ndaj sigurisë e mbrojtjes. S’ka ardhur koha që raporti ynë me BE  të jetë i pavarur, pavarësisht kush vjen në qeveri”, tha kryeministri Edi Rama.

Duke ironizuar koalicionin opozitar, Rama tha se çdo lloj lëkundje dhe cdo lloj tango me Kujtim Gjuzin do krijonte lëkundje të përgjithshme.

“Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë por sot na duhet të jemi anëtarë të BE sa më parë, për të marrë nëj fuqi të re financiare përvec të gjitha të mirave që ka anëtarësimi”, u shpreh Rama.

Sipas tij,  me anëtarësiin në BE, Shqipëria përfiton direkt si vend përfitues, me një buxhet ekstra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat