Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, 3.8 mld lekë për 15 km gjatësi

Shqipëria

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, 3.8 mld lekë për 15 km gjatësi

Më: 6 mars 2025 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Tashmë të gjithë qytetarët që duan të vizitojnë bregdetin nga Shëngjini deri në Velipojë, do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë rrugë më shpejt dhe të kenë qasje në zona që deri më sot nuk mund të kalohej.

Kjo falë investimit të kryer prej disa vitesh në këtë zonë, me një vlerë prej 3.8 miliardë lekë.

Përveçse do të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm, do të ndikojë edhe tek banorët e zonës dhe ekonominë e tyre.

Ata banorë që jetojnë përgjatë këtij aksi shprehen të kënaqur që më në fund kjo rrugë mori jetë. Ardhja e turistëve dhe aksesimi i zonës, do të shtyjë ata që zhvillojnë bizneset lokale.

Dikur për të shkuar nga Shëngjini në Velipojë, duheshin 1 orë e 20 minuta, ndërsa rruga e re zgjat vetëm 20 minuta, ku gjatësia e saj është vetëm 15 km. Në të gjithë gjatësinë e saj, aksi panoramik përshkon zonat e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke bërë që vlera e pronave të rritet dhe të nxiten investime të reja në fushën e turizmit, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat