Mbyllja e TikTok! Arlind Qori: Bëhet për arsye politike

Shqipëria

Mbyllja e TikTok! Arlind Qori: Bëhet për arsye politike

Më: 6 mars 2025 Në ora: 18:44
Arlind Qori

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në studion e News 24 komentoi vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur TikTok-un.

Qori tha se TikTok mbyllet për arsye politike. Ai shtoi se Lëvizja Bashkë do të shikojë mundësinë e një padie në Gjykatën Kushtetuese.

TikTok nuk duhej të mbyllej, sepse është një rrjet social, që ka shikueshmëri të lartë. Rrjetet sociale janë problemi i fundit për fëmijët, pasi ka probleme të tjera. Mbyllja e TikTok ka qenë për arsye politike. Rama do që të kontrollojë kanalet e komunikimit publik. Në Facebook, e në Instagram duhet të hedhësh para, ndërsa TikTok është ndryshe, mund të reklamosh pa para. Janë mijëra njerëz që kërcënohen me bizneset e tyre. Sa i përket protestës më 15 mars, ne nuk mund të bashkohemi me Sali Berishës, nuk mund të bashkohemi me të korruptuarit. Do shohim mundësinë e një padie në Gjykatën Kushtetuese. Do shkojmë kudo, për të bërë fushatë. Kemi marrë rreth 14 mijë vota në Tiranë”, tha Qori.

Më tej, ai shtoi se beson se Lëvizja Bashkë do të arrijë rezultat më të mirë në Tiranë sesa në vitin 2023.

Ne duam që të na votojnë edhe skeptikët. Ne jo vetëm kemi të drejtë, por kemi edhe kapacitetet në parti për t’ia dalë. Ne do jemi disa herë më mirë se në vitin 2023 në Tiranë. Ne besimin tonë politik do e përhapim pa droje. Programi ynë qeverisës është me 150 faqe. Brenda marsit do kemi programin gati. Do trajtohen çështje kryesore si minimumi jetik, rritja e pagës minimale, rritja e pagës së punëtorëve, të kemi të drejta, të kemi shtet social. Ne duam rimëkëmbje të arsimit. Anëtarët tanë takojnë qytetarë nga diaspora. Do zhvillojmë takime edhe me anëtarë të diasporë dhe udhëtimi do të kushtojë lirë. Nëse nuk ia dalim në buxhet, do anulojmë takimin e nuk pranojmë donacione nga duar të pista. Përballë parasë e pushtetit, ne sjellim forcën e moralit. Këta e kanë trashur zullumin aq shumë, sa besoj se do këputet më 11 maj. Nuk bëjmë aleancë me parti që nuk luftojnë dot krimin e organizuar dhe oligarkët. Unë do mbaj përgjegjësi edhe për bashkëpunëtorët që kam zgjedhur”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat