Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Shqipëria

Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 18:58
Chris LaCivita dhe Sali Berisha

Drejtuesi i fushatës së PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita i ka cilësuar zgjedhjet në Shqipëri, si pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë.

Një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së, Chris LaCivitas, tashmë drejtues i PD, në një postim në rrjetin social X, ka reaguar në mbi  shkrimin e medias konservatore në Amerikë, ‘The Federalist’.

E cila paralajmëronte fitoren e lideri të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.

“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë’, shkruan në X LaCivita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat