Deputetja e PL kundër vendimit të qeverisë, Xhixho: Mbyllja e TikTok është frikë nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij

Shqipëria

Deputetja e PL kundër vendimit të qeverisë, Xhixho: Mbyllja e TikTok është frikë nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij

Më: 6 mars 2025 Në ora: 20:00
Erisa Xhixho

Deputetja e PL, njëherësh zv/presidente e PL, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetin social facebook, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Në mesazhin e saj, Xhixho thotë se të mbyllësh rrjetin më të përdorur nga të rinjtë me një urdhër politik nuk është gjë tjetër veçse vendim arbitrar dhe antikushtetues i tipit “meqë nuk e kontrollojmë dot, atëherë e mbyllim”.

Ky akt i ndërmarrë vetëm në prag të fushatës elektorale është jo vetëm censurë e pastër, por edhe hipokrizi e një kryeministri që përdori si pretekst vdekjen tragjike të një fëmije, për të cilën përgjegjësia është te institucionet që duhet të garantojnë sigurinë në shkolla. Fjala e lirë është baza e demokracisë”, shkruan deputetja Erisa Xhixho.

Teksa ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës kundër censurës të thirru nga opozita më 15 mars, në sheshin “Skënderbej”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat