Liqeni i Shkodrës do të kthehet në gjendjen e tij natyrore.
Gazetari i News24, Senad Nikshiqi thotë se ky ka qenë edhe qëllimi i aksionit të nisur të enjten nga disa institucione: IKMT, strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Shkodër dhe Policia e Shtetit.
Aksioni konsiston në lirimin e hapësirave të zëna nga instalime të paligjshme (pinarë dhe dajlanë).
Ky aksion do të vijojë deri në heqjen e plotë të këtyre elementëve të paligjshëm në këtë pasuri të përbashkët natyrore.