Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Shqipëria

Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Më: 6 mars 2025 Në ora: 20:55
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës u shpreh se Shqipëria ka potencialet ujore më të mëdha se të gjitha vendet përreth këtu, sepse i ka ditë me diell nga më të shumtat në rajon.

Berisha tha se Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë dhe Gjirokastër.

“Shqipëria mund të ëndërrojë me të drejtë që të shumëfishojë këtë prodhime energjie që ka. Mund të ëndërrojë me të drejtë që të ketë parqet eolike të energjisë ndër më të mëdhatë në Europë.

Ua them unë ju, ka projekt nga Shëmria gjer në Vaun e Dejës për 3 mijë megavatë, është projekt italian. Vetëm kapaciteti i Pukës, i studiuar nga kompanitë më serioze të prodhimit të energjisë, është për 3200 megavatë turbina. Tepelena po kaq. Etj, etj me radhë.

Pra, këtu nuk është problemi. Problemi është se a guxon ti të mendosh se si t’i shfrytëzoj dhe t’i kthej këto në pasuri për qytetarët”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat