Kapri: Njeriu politik Erion Veliaj nuk ekziston më, është në përpëlitjet e një fundi të merituar. Ja akuza e re që duhet të ngrejë SPAK-u ndaj tij

Shqipëria

Kapri: Njeriu politik Erion Veliaj nuk ekziston më, është në përpëlitjet e një fundi të merituar. Ja akuza e re që duhet të ngrejë SPAK-u ndaj tij

Më: 6 mars 2025 Në ora: 21:13
Ilustrim

Për Koordinatorin e partisë “Mundësia”, Erald Kapri politika në Shqipëri ndodhte në pozicione të pabarabarta, por tashmë ka nisur drejtësia të funksionojë.

Teksa komentoi aktualitetin politik në vend dhe procesin parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kapri u shpreh se partia që ai përfaqëson do të ketë një mbështetje prej rreth 10 për qind në rang kombëtar, duke shpresuar se do të ketë vendin e saj në parlamentin e ri të pas 11 majit.

Po ashtu, Kapri e cilësoi Erion Veliaj si një njeri të marrë fund politikisht, dhe siç tha ai, Veliaj po bën përpëlitjet e fundit nga burgu për fundin e merituar politik të tij.

“Arrestimi i Veliajt ndodhi në një moment kur nuk pritej nga askush. Kur ende diskutohej se cili do të ishte qëndrimi i administratës së re amerikane, veçanërisht për politikën në Shqipëri ndodhi ky zhvillim i madh.

Pra, kjo tregon që ndaj drejtësisë qëndrimi amerikan vazhdon të jetë i njëjtë. Ashtu siç thamë dhe më herët që ka një qëndrim të qartë të prezencës amerikane në Kosovë dhe të trupave të tyre atje. Pra, nuk ndryshojnë qëndrimet amerikane kaq kollaj sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

Pra, për 20 vite investuan në Evropën Lindore dhe çfarë bënë, investuan në prokurori dhe gjykata duke nxjerrë jashtë loje politikanë që ishin në skenë që në kohën komuniste. Dhe kështu po ndodh edhe në Shqipëri, ku ne e dimë që plaga më e madhe e këtij vendin është pandëshkueshmëria. Jemi një nga vendet më të korruptuar të Evropës dhe nuk dënohej asnjëri.

Në fakt, ndaj Erion Veliajt unë pres nga prokuroria që t’i hapë dhe një akuzë të re ndaj tij: për sulm dhe kërcënim të hapur që ka bërë ai gjatë kësaj kohe.

Sigurisht që është dora e tij, pasi fundja janë reagime të bëra në faqen e tij personale në rrjetet sociale.

Por që gjithsesi, duket se tashmë ai është në grahmat e fundit e të qenurit njeri politik të Veliajt, pasi e dimë që njeriu politik Erion Veliaj nuk ekziston më dhe çfarë bën një njeri kur është në grahmat e fundit: thjesht mendon të hakmerret në forma më të ndryshme, duke u bërë qesharak, ashtu siç ishte edhe kur ishte në nivelet e larta të pushtetit.

Por nuk besoj se tashmë i beson njeri më këtij njeriu dhe mendoj se çdo zë i arsyeshëm në këtë vend e kupton që janë thjesht përpëlitjet e një fundi politik të merituar”, u shpreh ndër të tjera Erald Kapri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat