"Aleancat për Shqipërinë madhështore", kështu e kanë quajtur koalicionin e tyre 26 partitë e opozitës, të cilat pretendojnë apo synojnë që duke qenë së bashku të mund të bëjnë të mundur fitoren në zgjedhjet e 11 majit për ta mbyllur sipas tyre përfundimisht ciklin e qeverisjes prej 12 vitesh të mazhorancës së Edi Ramës.
I ftuar në emision ishte kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili i pyetur nga moderatori Luan Rama se çfarë e beri të shkonte në këtë koalicion dhe nëse e ka ftuar zoti Berisha apo ka kërkuar vetë të shkojë, u shpreh se:
" Partia PDIU është njësoj si partia që drejton Vangjel Dule. Partitë nuk janë personale të Kujtim Gjuzit por janë të Gjykatës Shqiptare dhe të përkrahësve të tyre.
Koalicioni është koalicion konservator sepse është i vetmi subjekt konservator së bashku me legalitetin. Një subjekt tjetër, legalitetin kombëtar e dini shumë mirë që e mori dikush që tha unë kam koalicion 25 parti, për të cilën më ka akuzuar dhe zoti Aulon.
Nga ana protokollare, ne njohim siglën, vulën dhe vulën e ka profesor, doktor i shkencave Sali Berisha. Kush janë këta njerëz që godasin Kujtim Gjuzin? Unë nuk kam tituj shkencor.
Në 288 deklarata të Kujtim Gjuzit në parlament më gjeni një deklaratë jashtë kontekstit dhe unë jap dorëheqjen. Aty janë 12 profestorë, doktorë të shkencave. Partia Kombëtare Konservatore ka 4380 vota në zgjedhjet e kaluara dhe janë 71 500 e ca vota të tjetërsuara nga Edi Rama dhe një tjetër", u shpreh Dule.