“Çdo mëngjes del si qyqe”/ Berisha: Veliaj i lidhur si mishi me thoin me Ramën, është dëshmitari më i fuqishëm i vjedhjeve gjigante

Shqipëria

“Çdo mëngjes del si qyqe”/ Berisha: Veliaj i lidhur si mishi me thoin me Ramën, është dëshmitari më i fuqishëm i vjedhjeve gjigante

Më: 6 mars 2025 Në ora: 22:07
Erion Veliaj/ Sali Berisha

Në takimin me strukturat në Durrës, kreu i PD, Berisha është ndalur dhe te kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj.

Berisha tha se Veliaj është dëshmitari më i fuqishëm i vjedhjeve të Edi Ramës. Ndërsa ka folur dhe për protestën e administratës së bashkisë përpara SPAK-ut, kreu i PD e ka cilësuar atë si grushtshteti.

Referuar deklaratave të kryeminsitrit që e cilëson si buf kënete, Berisha tha se Rama nuk mund të flasë për vjedhjet e tij ndaj dhe flet për zhaba e zhapiqe.

"Në qoftë se krahu tjetër këndon çdo ditë hymnin e hajdutit të Erion Veliajt, apo të këtij apo atij, për të cilën ju them një gjë, qyetarët e Tiranës meritojnë një mirënjohje të pakufishme, se 44 javë nuk iu ndanë, në parimin latin se: pika e shpon gurin, jo me forcë, por duke rënë pa pushim. Edhe ajo protestë e nxorri nga Bashkia një nga hajdutët, që përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka shok apo shoqe tjetër në Shqipëri.

Tani, ata janë kapur, sepse Erion Veliaj është i lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën. Erion Veliaj është dëshmitari më i fuqishëm, më autentik i vjedhjeve gjigande të Edi Ramës. Dhe ju e patë gjer në rrethimin, ai është akt grusht shteti, një degë e pushtetit shkon e sulmon një degë tjetër e pushtetit, ai përbën grusht shteti.

Këtë e ka bërë vetëm vetëm Eskobari në vitin ‘82 apo ‘83 në Bogota, në Kolumbi, dhe nuk e ka bërë kusuh kurrë. Kështu sulmuan edhe hordhitë e Eskobarit të Tiranës gjykatat dhe prokurorinë.

Pastaj, përpëlitje të përditshme për të nxjerrë se ishin të lidhur me Sali Berishën, për faktine vetëm se ai kishte mbaruar studimet me vajzën time, Olsi Dado. Unë nuk e di, a i ka mbaruar me të, apo jo, nuk e kam pyetur gjer më sot. Ai ka vendime kundër meje në këtë periudhë. Por, problemi është që ata janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat