Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Në prill do të kemi arrestime të fuqishme nga…

Shqipëria

Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Në prill do të kemi arrestime të fuqishme nga…

Më: 6 mars 2025 Në ora: 23:14
Botuesi Nikoll Lesi

Botuesi Nikoll Lesi tha në një emision televiziv se arrestimet e SPAK në nivelin e zyrtarëve të lartë po kultivon një lloj edukate për të zbatuar ligjin tek ata që punojnë në shtet.

Sipas tij, me gjithë sulmin që kanë nisur ndaj SPAK edhe Rama edhe Berisha asnjë prej tyre nuk do të ketë mundësi të shkrijë apo reformojë SPAK pas zgjedhjeve.

“Jam partizan i ndëshkimit të pandëshkueshmëve, kjo mënyra me burg ka vendosur një lloj frike te ata që punonjës në shtet, përmes dhunës së prangave ka filluar edukata e zyrtarëve për të zbatuar ligjin.

As Rama as Berisha nuk e rrëzojnë dot SPAK pas zgjedhjeve. Me aq sa di në prill do ketë disa arrestime… besoj që ka”, tha Lesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat