Aksident në Fier, përplasen dy automjete

Shqipëria

Aksident në Fier, përplasen dy automjete

Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete, një tip “ Benz” dhe tjetri “ Volswagen” janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat