Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pallatin e Brigadave për ditën e dytë të mbledhjes së Partisë Socialiste, ku po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas raportimeve, fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.
Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve.
Raportohet se këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.