Rriten aksidentet në Gjirokastër, 1452 gjoba në shkurt, 8 aksidente dhe 2 viktima

Shqipëria

Rriten aksidentet në Gjirokastër, 1452 gjoba në shkurt, 8 aksidente dhe 2 viktima

Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Rritja e numrit të aksidenteve automobilistikë në Qarkun e Gjirokastrës ka detyruar Policinë Rrugore të rritë prezencën përgjatë rrugëve kombëtare dhe dytësore.

Përgjatë muajit shkurt në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës u regjistruan 8 aksidente me pasojë, një prej të cilëve me dy viktima. Për të parandaluar aksidentet rrugore policia lokale ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me synim respektimin e parametrave të sigurisë rrugore nga përdoruesit e mjeteve.

Gjatë muajit shkurt, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Përgjatë një muaji janë ndëshkuar me masa administrative 1452 drejtues mjetesh për mosrespektim të Kodit Rrugor.

Qarkullimi me shpejtësi mbi normat e lejuara është shkelja më e shpeshtë nga shoferët, për të vazhduar me parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit, etj. Blutë e rrugores në Gjirokastër apelojnë që drejtuesit e automjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat