Sherr me sende të forta në Valias, policia arreston 6 persona, tre të proceduar

Shqipëria

Sherr me sende të forta në Valias, policia arreston 6 persona, tre të proceduar

Më: 8 mars 2025 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar dhe të proceduar nga Policia e Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë vënë në pranga gjashtë persona pasi dyshohet se janë përleshur me sende të forta për motive të dobëta.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale S. K., 57 vjeç, dhe dy djemtë e tij, J. K., 28 vjeç, dhe J. K., 35 vjeç, si dhe G. D., 54 vjeç, dhe i biri R. D., 30 vjeç. Ndërkohë, në vijim të hetimeve, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt: V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç, dhe L. D., 53 vjeçe.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat