A mund të bashkëpunojë me Partinë Socialiste në të ardhmen? Ja si përgjigjet Shpëtim Idrizi

Shqipëria

A mund të bashkëpunojë me Partinë Socialiste në të ardhmen? Ja si përgjigjet Shpëtim Idrizi

Më: 8 mars 2025 Në ora: 18:32
Shpëtim Idrizi

Duke folur për negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, u pyet në emisionin “Kjo Javë” në News24, nëse në të ardhmen do të bashkëpunonte me Partinë Socialiste.

Në përgjigjen e tij, Idrizi u shpreh si vijon;

“Sot jam përballë PS dhe po ngjiz një koalicion ku mendojmë të fitojmë.

Në politikë ndodh rëndom që partitë e vogla, kur marrin vendime të rëndësishme, siç kemi bërë ne për buxhetin, kritikohen pse nuk morën leje. Por kur PD dhe PS bëjnë marrëveshje në kurriz të të tjerëve, kjo quhet marrëveshje politike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat