Rama mbyll takimin me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Në fokus mandati i katërt

Shqipëria

Rama mbyll takimin me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Në fokus mandati i katërt

Më: 8 mars 2025 Në ora: 19:58
Edi Rama

Ka përfunduar takimi i nisur nga 13:00 e mesditës, i kryeministri Edi Rama me ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politikë në qarqe po mbajnë një takim informal në Pallatin e Brigadave në kuadër të përgatitjes dhe analizës për zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se drejtuesit e qarqeve i kanë dorëzuar Ramës një listë paraprake për kandidatët potencialë për deputetë, për zgjedhjet e 11 majit dhe kjo listë pritet t’i nënshtrohet hallkës së fundit, siç është Kryesia e Partisë Socialiste.

“Programin elektoral të PS, Rama e ka bërë gati prej kohësh, është i rakorduar mes punës qeveritare dhe punës së pushtetit lokal, ku tashmë do të jenë një ekip që synon mandatin e katërt”, raportoi Beleshi.

Të mërkurën e 12 marsit përfundon edhe afati zyrtar që kanë partitë politikë për të dorëzuar listat shumëemërore të kandidatëve në KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat