Mimoza për çdo grua/ Nisma e veçantë për 8 Marsin e vajzës kamioniste në Lushnjë

Shqipëria

Mimoza për çdo grua/ Nisma e veçantë për 8 Marsin e vajzës kamioniste në Lushnjë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 20:11
Ilustrim

Një kamion i ngarkuar me lule mimoza, që drejtohej nga një grua, ka shpërndarë të gjithë ngarkesën me rastin e 8 Marsit në Lushnjë.

Bianka Dervishi ka ardhur nga Italia për këtë ditë, duke dhuruar mbi 1000 tufa mimozash. Ajo është ndihmuar për të shpërndarë dhuratat edhe nga Policia e Shtetit, ku të gjitha femrat shofer dhe gratë e rastësishme në rrugë morën tufat me lule mimoza dhe ëmbëlsira.

Turistët italianë u bënë pjesë e kësaj panorame dhe gjithashtu pranuan me kënaqësi dhuratën.

“Është diçka e bukur kjo që po bëni, nuk na ka ndodhur asnjëherë në Itali të marrim dhuratë për 8 marsin, por meqenëse jemi këtu, po e pranojmë me kënaqësi”.

Bianka Dervishi jeton dhe punon në Itali prej 20 vitesh dhe është femra e vetme që ka një punë si shofer kamioni. Ajo tregon se është përballur fillimisht me paragjykime, por pavarësisht kësaj, sot ajo ka një punë që e dashuron.

Mesazhi i kësaj dite për të gjithë femrat në Lushnjë ishte të shpërndahej dashuri dhe përkujdesje për nënat dhe motrat tona.

Më herët, kamioni me lule mimoze është ndaluar edhe në disa pika biznesi në Lushnjë që drejtohen nga femrat, dhe më pas aty ku janë të punësuara gratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat