Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale albumin fotografik nga takimi me gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Ai ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për rolin e jashtëzakonshëm të grave në shoqëri, duke theksuar se ato janë forca që mbajnë familjet dhe komunitetet.
“Gratë janë burimi i fuqisë, kujdesit dhe dashurisë që mbajnë shoqërinë tonë. S
hqipëria meriton më shumë.
Gratë meritojnë më shumë,” – ka shkruar Basha, duke nënvizuar angazhimin për më shumë mundësi dhe mbështetje për gratë shqiptare.