Zbulohet kur do të nis diskutimet Rama për listën e kandidatëve për deputetë të PS

Shqipëria

Zbulohet kur do të nis diskutimet Rama për listën e kandidatëve për deputetë të PS

Më: 9 mars 2025 Në ora: 07:34
Edi Rama

E dyta ditë e takimit informal të kryeministrit shqiptar Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë është fokusuar tërësisht për programin qeverisës deri në fund të mandatit të tretë.

Top Channel raporton se në mbledhjen e dytë nisur në ora 14:00 dje është diskutuar dhe mbyllur programi sektorial për çdo ministri.

Ndërkohë pesë ministra në këtë mbledhje janë pyetur nëse në këtë mbledhje ka pasur diskutime për listën e kandidatëve socialistë për deputetë, e mohuan që të gjithë në mënyrë kategorike.

Ndërkohë një prej anëtarëve të Kryesisë së PS në kushtet e anonimitetit tha se kjo çështje do të diskutohet sot nga kryeministri Edi Rama në mënyrë individuale me çdo drejtues qarku në një prej vilave qeveritare në Tiranë.

Vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste më 12 mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat