Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për një të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për një të plagosur rëndë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat