Elena Kocaqi, përfaqësuese e Aleancës Kombëtare Shqiptare, e ftuar në Euronews Albania ka treguar mbi arsyet se pse ka zgjedhur që partia e saj e pavarur të mbetet e tillë dhe të mos krijojë një kooalicion.
“Nuk kam dashur të jem pjesë e asnjë kooalicioni. Duke qenë një organizim i ri i cili ka disa synime të caktuara me një frymë krejt të re, ne duam të japim një shembull të ri të të bërit politikë por duam të provojmë dhe veten në publik.
Nëse publiku na do, ne vazhdojmë, nëse jo, nuk vazhdojmë në prizmin e asaj që skena politike në Shqipëri është shumë e ngarkuar, me shumë parti të cilat bëhen aktive vetëm në një moment të caktuar duke u futur në ‘ombrellën’ e një partie.
Ne mendojmë të ngrejmë një model të ri politik. Na kanë kërkuar kooalicion të gjithë, pjesë të opozitës pa përjashtim dhe kam thënë jo, kjo për të testuar dhe çuar lart këtë forcë të re politike. Nuk kam ambicie për tu bërë deputet”, tha Kocaqi .