Mbretëria e Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, dedektim më të shpejtë të drogës

Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, dedektim më të shpejtë të drogës

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar i ka dhuruar Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000 euro.

Marrëveshja për donacionin, në vijim të bashkëpunimit solid dhe ndihmës konkrete të partnerëve britanikë, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe nga përfaqësuesi i Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Departamentit të Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, z. Stephen Law.

Proda nëpërmejt z. Stephen Law falënderoi Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se: “Bashkëpunimi i ndërtuar mbi profesionalizëm dhe besim reciprok, do të ndikojë drejtpërdrejt në revanshin e ligjit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”.

Pajisjet e rezolucionit të lartë do t’i shërbejnë Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, për dedektimin e shpejtë të lëndëve narkotike, armëve dhe mallrave të cilat tentohen të futen/të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i fshehur në vende të përshtatura paraprakisht. Si rezultat i përdorimit të këtyre pajisjeve në këto raste të krimeve kufitare, do të sigurohen prova materiale të padëmtuara.

Ky donacion pasoi donacionin e datës 28 janar 2025, të partnerëve britanikë, të 4 dronëve termikë dhe 2 dedektorëve. Donacionet janë dëshmi konkrete e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat