Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaroi sot votuesit nga jashtë se si të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve nga jashtë.
Në një postim në rrjetet sociale, KQZ theksoi se “nëse jeni regjistruar si votues nga jashtë përmes PER, por për arsye objektive do të ndodheni në Shqipëri më 11 maj 2025, mund të kërkoni ripërfshirjen në listën e zgjedhësve për të votuar në qendrën tuaj të votimit brenda vendit”.
Sipas KQZ-së, afati për kryerjen e çregjistrimit nga 9-10 mars. Për t’u çregjistruar këta votues mund të përdorin këtë mënyrë;
Hyr në llogarinë tënde në PER; Kliko butonin “Tërhiqu nga lista e zgjedhësve jashtë vendit”; Lexo me kujdes dhe konfirmo kërkesën për tërheqje;
Pas çregjistrimit, më 11 Maj 2025, paraqitu në qendrën tënde të votimit në Shqipëri dhe ushtro të drejtën tënde për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.