Programi i PD për të rinjtë/ Bardhi: Shqetësim mbetet strehimi, kemi një ngërç social

Shqipëria

Programi i PD për të rinjtë/ Bardhi: Shqetësim mbetet strehimi, kemi një ngërç social

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:53
Silvi Bardhi

Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi e ftuar në Syri TV ka folur për programin qeverisës të opozitës. Bardhi tha se PD po mendon që karta e konsumatorit të jetë sa 2-3 fishi i minimumit jetik.

Po ashtu Bardhi tha se një ndër shqetësimet është strehimi i të rinjve, si shkak i një ngërçi ekonomik dhe social i krijuar nga mbingopja e ndërtimeve nga pastrimi i parave.

“Ajo çfarë duan shqiptarët është minimum bazik i jetesës. Mua më shqetëson gruaja sepse ne vuajmë zhvillimin e mangët të vendit dhe sistemin arsimor. Po mendojmë që karta e konsumatorit të jetë në tryezën e familjarëve me 2-3 fishin e minimumit jetik. Shqetësim ngelet strehimi. Një mbingopje e ndërtimeve nga pastrimi i parave. Kemi një ngërç ekonomik dhe social në vendin tonë. Të rinjtë meritojnë të jetojnë të pavarur. Problemi është që nuk ka fuqi blerëse potenciale. Tregtarët presin lehtësira, për gratë kryefamiljare dhe për dikë që kërkon të ketë një punë private të pavaruar nga administrata.

Tani përballen me taksat bashkiake të papritura. Kemi fuqi të ulët blerëse me blerje me çmime minimale pa cilësi. Duhet një paketë emergjente. Familja, burri gruaja familja duhet të ecë në rrjedhën normale. Kërkojmë rikthimin e të larguarve, ka shumë njerëz që duan të rikthehen, por s’kanë ku rikthehen. Jemi në kontakt me ta. E kemi dëshirën për të kthyer vendin në shinat e ligjit, ndaj duhet fitorja e PD-së”, tha Bardhi.

Koordinatorja për Departamentet në PD tha gjithashtu se oferta e partisë së saj është që të ofrojë dhe kurse për fëmijët, për të lehtësuar ekonomikisht prindërit. Skenari i Rilindjes, u shpreh Bardhi, është një fushatë e mbështetur te fyerjet dhe denigrimet.

“Oferta e PD-së është që të lehtësojë prindin me kurse për fëmijët dhe me lehtësim ekonomik. Nga PS-ja nuk shoh më ofertë, shoh një dështim total edhe vetë administrata e ka kuptuar. Qytetarët i kanë sytë nga opozita. Skenari i Rilindjes një film i parë, fushatë me fyerje dhe denigrime. Duhet të shkëputen nga ky realitet dhe të mos ndihen inferiorë ndaj atyre që si ofertë u kanë dhënë krimin. PD ka pozitivitetin, energjinë dhe dashurinë për Shqipërinë sepse vijmë nga shtresa të ndryshme”, tha Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat