Fluks turistësh në Korçë, 10% më shumë rezervime më shumë se në 2024

Shqipëria

Fluks turistësh në Korçë, 10% më shumë rezervime më shumë se në 2024

Më: 9 mars 2025 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Këtë sezon ndryshe nga viti i kaluar pritet te ketë 10 për qind me shume rezervime turistesh te huaj ne Korçë. Operatorët turistikë bëjnë me dije se rezervimet kanë filluar që vitin e kaluar.

Kristiano Koçibelli, administrator i një hotel në qytetin e Korçës tha se për vitin 2025 rezervimet me turistë te huaj kanë filluar këtë muaj dhe mbyllen ne janarin e vitit tjetër.

Edhe këtë vit krahas turistëve europianë kane rezervuar edhe aziatikët të cilët gjatë vitit 2024 kanë ardhur të organizuar për herë të parë në Juglindje.

Eriketa Koçollari, menaxhere në një hotel ne juglindje te vendit tha se këtë vit Inteligjenca artificiale ka ndihmuar turistët për rezervimet e tyre pa gabime dhe vonesa.

Një vit me parë 85 për qind e turistëve qe kanë vizituar Korçën kanë qenë të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat