Monument dhe shesh për Skënderbeun në Paris, Rama: Diplomaci e gjatë

Shqipëria

Monument dhe shesh për Skënderbeun në Paris, Rama: Diplomaci e gjatë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se monumenti i Gjergj Kastriot - Skënderbeut do të vendoset në kryeqytetin francez, Paris.

Ai ka thënë se kjo është arsyeja e mbulimit të monumentit në Tiranë.

"Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu' në Paris", ka shkruar Rama në Facebook.

Ai më tej ka thënë se kjo po ndodh pas diplomacisë së gjatë. 

"Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij", vazhdoi Rama. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat