Rrugët për zgjedhje, Rama replikon komentuesit

Shqipëria

Rrugët për zgjedhje, Rama replikon komentuesit

Më: 9 mars 2025 Në ora: 20:00
Edi Rama

Pavarësisht angazhimeve me punët e partisë, Edi Rama nuk humbi kohë edhe këtë të dielë t’u përgjigjet ndjekësve të tij në rubrikën Sy m’sy, të cilët e akuzojnë se paratë për rrugët me standarde shkojnë për blerjen e zgjedhjeve.

Shkak për replikat u bë një postimi i bërë nga kreu i qeverisë për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

“E kundërta është e vërtetë! Ironia pastaj se standardet mungojnë se ne paguajmë zgjedhjet, është një fyerje direkt e 800 mijë shqiptarëve, që në 11 maj do t’i afrohet 1 milionëve që votojnë mua dhe PS, pikërisht sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam kur morëm detyrën”, tha Edi Rama.

Komenteve se paratë e taksapaguesve kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të qeverisë, Rama i përgjigjet me punët e përfunduara në infrastrukturë, shkolla e spitale në 3 mandate qeverisjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat