N’kufi/ Nga Borja në Glloboçiçë: Shpikja e sharrës së druve dhe karta shqiptare

Shqipëria

N’kufi/ Nga Borja në Glloboçiçë: Shpikja e sharrës së druve dhe karta shqiptare

Më: 9 mars 2025 Në ora: 20:05
Ilustrim

Borja është një fshat malor në rrethin e Kukësit. Pikërisht këtu është një vendkalim dytësor kufitar me Kosovën në të cilin mund të kalojnë banorët e zonës kufitare.

Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike që quhen goranë. Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës.

Borja është fshat malor i zonës së Gorës, dhe banorët merren kryesisht me rritjen e patateve. Numri i banorëve ka pësuar një rënie të ndjeshme si pasojë e emigrimit pas viteve 1990. Rruga Glloboçicë-Borje, 1350 metra, lidh Borjen dhe fshatra të tjera përreth me komunën e Dragashit në Kosovë.

Fshati Borje në skajin verilindor të vendit e ka jetike këtë rrugë me Kosovën. Banorët mbledhin bimë medicinale që i shesin në Dragash ndërsa të tjerë punojnë në ndërtim. Rruga Borje-Glloboçicë është hapur në qershor të 2009-s pas marrëveshjes midis dy qeverive.

Gllobocica e Dragashit në anën tjetër të kufirit, është fshati që në dimër izolohet nga bora, por që është kaq i rëndësishëm për Borjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat