Historia e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Shqipëria

Historia e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 21:47
Fati Cara

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë.

56-vjeçarja me trupin e një fëmije 8 vjeç është një grua që në këtë 8 Mars mund të festonte, por për ironi të emrin të saj Fati nuk i ka dhënë asgjë për të festuar. Në vend të luleve ajo kërkon vetëm një çati mbi kokë.

Gruaja nga fshati Labinot Fushë s’ka parë asnjë qytet tjetër veç Elbasanit, edhe këtu vetëm për të shkuar në spital.

E teksa shpresat i janë shuar, tashmë kërkon vetëm sistemimin e çatisë së shtëpisë që shiu të mos hyjë brenda./Top channel

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat