Ditën e sotme u ndaj nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, i cili prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Së fundmi, bashkëshortja e tij, Suela Harasani, ku njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, teksa shkruan se Andis Harasani luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin.
Ajo shkruan më tej se ai do të mbetet në zemrën e saj dhe të dy fëmijëve të tyre, teksa shton se do t’iu mungojë pafundlsisht.
“Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani.
Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.
Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara.
Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.” – shkruan ajo.